PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD mbledh sot grupin parlamentar

Gjatë seancës maratonë të ditës së djeshme, mazhoranca rrëzoi kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit, duke shkaktuar edhe debate në sallë. “Me këtë vendim, ju vetëm sa firmosni fundin e parlamentit… ne do iu përgjigjemi“-ishte reagimi i kreut të PD, Sali Berisha. Pasi u […] The post PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD mbledh sot grupin parlamentar appeared first on Ditar.al.

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD mbledh sot grupin parlamentar

Gjatë seancës maratonë të ditës së djeshme, mazhoranca rrëzoi kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit, duke shkaktuar edhe debate në sallë.

Me këtë vendim, ju vetëm sa firmosni fundin e parlamentit… ne do iu përgjigjemi“-ishte reagimi i kreut të PD, Sali Berisha.

Pasi u rrëzuan dy kërkesat, deputetët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit, ndërsa sot njoftojnë se do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Mbledhja, siç thuhet në mesazhin drejtuar grupit të PD-së, do të zhvillohet lidhur me situatën e krijuar në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.

“Të nderuar kolegë, nesër, e premte, datë 31 tetor, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes”, thuhet në mesazhin drejtuar grupit të PD-së.

The post PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD mbledh sot grupin parlamentar appeared first on Ditar.al.