Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë

Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë

Pak ditë para nisjes së festivalit, Sunny Hill Festival ka bërë publike agjendën sipas ditëve, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të planifikojnë paraprakisht përvojën e tyre në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore.

Mbrëmja e parë, më 31 korrik, sjell në skenë emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë shqiptarë, ndërsa dita e dytë, 1 gusht, vazhdon me performanca të artistëve të zhanreve të ndryshme, nga popi te muzika elektronike. Festivali kulmon më 2 gusht, me një natë finale që pritet të mbledhë dhjetëra mijëra adhurues të muzikës në Sunny Hill Festival Park.

Në mesin e emrave më të mëdhenj të këtij edicioni janë Katy Perry, Lewis Capaldi, Martin Garrix, Keinemusik, PAWSA, Blanco, Carlita, Seth Troxler, Manifest dhe shumë artistë të tjerë, të cilët do të performojnë përgjatë tri ditëve të festivalit.

Organizatorët u bëjnë thirrje vizitorëve që të kontrollojnë agjendën zyrtare në faqen e festivalit për të parë oraret dhe skenat e performancave të artistëve të preferuar. Sunny Hill Festival do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë dhe pritet të tërheqë vizitorë nga dhjetëra vende të botës.

 

Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an

 

Ein Beitrag geteilt von SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

The post Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.