VMRO-DPMNE fitoi në Bërvenicë përballë kandidatit të VLEN-it, Haqim Ramadani

Pas numërimit të 100 përqind të votave në Bërvenicë, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Jovica Ilievski ka fituar me 47.71% të votave të fituara. Nga ana tjetër, kandidati i VLEN-it, Haqim Ramadani mori 46.12% të vota, transmeton Portalb.mk. Ilievski ka 4.369 vota, ndërsa Ramadani 4.224 vota. Humbje duket se po pëson edhe kandidati i AKI-t në Kërçovë, […]

VMRO-DPMNE fitoi në Bërvenicë përballë kandidatit të VLEN-it, Haqim Ramadani
Haqim Ramadi. Foto nga profili i tij në Facebook

Pas numërimit të 100 përqind të votave në Bërvenicë, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Jovica Ilievski ka fituar me 47.71% të votave të fituara. Nga ana tjetër, kandidati i VLEN-it, Haqim Ramadani mori 46.12% të vota, transmeton Portalb.mk.

Ilievski ka 4.369 vota, ndërsa Ramadani 4.224 vota.

Humbje duket se po pëson edhe kandidati i AKI-t në Kërçovë, Fatmir Dehari. Këto ishin dy komuna ku edhe dalja ka qenë më e madhe, pasi zhvillohej një garë e nxehtë midis kandidatëve shqiptar dhe maqedonas.

Sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi dje dhe sot ka kaluar pa ndonjë incident.