Mendi Qyra shpalli fitoren në Strugë

Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, transmeton Portalb.mk. Qyra theksoi se fushata ka qenë shumë e egër, edhe presioni dhe blerja e votave. “Faleminderit qytetarë e Stugës të cilët sot e kuptuan dhe filluan të bëjnë ndryshimin, faleminderit të gjithë qytetarëve, sepse […]

Mendi Qyra shpalli fitoren në Strugë
Mendi Qyra. kandidati i pavarur. Foto printscreen.

Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, transmeton Portalb.mk.

Qyra theksoi se fushata ka qenë shumë e egër, edhe presioni dhe blerja e votave.

“Faleminderit qytetarë e Stugës të cilët sot e kuptuan dhe filluan të bëjnë ndryshimin, faleminderit të gjithë qytetarëve, sepse sot u nënshkrua historia, dhe për të vazhduar historia për të vazhduar për katër vitet e ardhme”, tha Qyra.

Ai shtoi, se ia arritën, fituan u treguan më të mirë,dhe qytetarët këtë e vlerësuan.

Sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi dje dhe sot ka kaluar pa ndonjë incident.