Putin vlerëson Trump për marrëdhëniet SHBA-Rusi: Kremlini është gati për më shumë bisedime me Ukrainën
Vladimir Putin thotë se falë Donald Trump, SHBA-të dhe Rusia po fillojnë të bashkëpunojnë. Putini deklaroi se kishte “respekt të madh” për Trumpin dhe ishte i gatshëm ta takonte atë, duke thënë se kjo do të ishte “plotësisht e mundur”, shkruan Sky News. “Në përgjithësi, falë Presidentit Trump, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara [...]Read More...

Vladimir Putin thotë se falë Donald Trump, SHBA-të dhe Rusia po fillojnë të bashkëpunojnë.
Putini deklaroi se kishte “respekt të madh” për Trumpin dhe ishte i gatshëm ta takonte atë, duke thënë se kjo do të ishte “plotësisht e mundur”, shkruan Sky News.
“Në përgjithësi, falë Presidentit Trump, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po fillojnë të stabilizohen në disa mënyra.”, theksoi ai.
Duke folur me gazetarët në Minsk, ai tha gjithashtu se Rusia planifikon të shkurtojë shpenzimet ushtarake në planin afatgjatë, sipas mediave shtetërore.
Sipas Putin, Rusia po përballet me presione buxhetore për shkak të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes, të cilat kanë nxitur inflacionin dhe shtoi se Moska është gjithashtu e gatshme të zhvillojë një raund të ri negociatash paqeje me Ukrainën, thotë ai.
Ato mund të zhvillohen në Stamboll të Turqisë, megjithëse koha dhe vendi ende nuk janë dakordësuar.
Putini nënvizoi se Rusia është gati të kthejë trupat e 3,000 ushtarëve të tjerë ukrainas.
Në negociatat në Stamboll më 2 qershor, Ukraina dhe Rusia ranë dakord të shkëmbenin një total prej 12,000 trupash të ushtarëve të rënë./abcnews.al