Qeveria këmbëngul që zgjedhjet në veri do të mbahen vetëm sipas Udhëzimit Administrativ
Përgatiti: Arton Hamiti Pasi Lista Serbe, në koordinim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndryshoi qëndrim dhe kërkoi mbajtje të zgjedhjeve në veri, duke premtuar pjesëmarrje, Qeveria e Kosovës insiston se mbajtja e tyre, do të bëhet vetëm përmes udhëzimit administrativ. Duke ofruar mbështetje për zgjedhje të lira dhe demokratike, ekzekutivi shtoi se pjesëmarrja e […] The post Qeveria këmbëngul që zgjedhjet në veri do të mbahen vetëm sipas Udhëzimit Administrativ first appeared on ATV. The post Qeveria këmbëngul që zgjedhjet në veri do të mbahen vetëm sipas Udhëzimit Administrativ appeared first on ATV.

Përgatiti: Arton Hamiti
Pasi Lista Serbe, në koordinim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndryshoi qëndrim dhe kërkoi mbajtje të zgjedhjeve në veri, duke premtuar pjesëmarrje, Qeveria e Kosovës insiston se mbajtja e tyre, do të bëhet vetëm përmes udhëzimit administrativ.
Duke ofruar mbështetje për zgjedhje të lira dhe demokratike, ekzekutivi shtoi se pjesëmarrja e qytetarëve serb të katër komunat veriore është jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Ne kemi ofruar kornizën ligjore që mundëson zgjedhjet e reja në katër komunat në veri të vendit. Udhëzimi administrativ është edhe rezultat i zotimeve tona për deeskalim të situatës por edhe reflektim i bindjes sonë se zgjedhjet e reja atje duhet të nxiten nga vullneti demokratik dhe burimor i qytetarëve. Sulmi paramilitar i 24 shtatorit, në krye më deri atëherë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq na ka rikujtuar rëndësinë jetike të ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.
Në rast se kryetarët e tanishëm nuk japin dorëheqje duke pritur inicim të peticionit nga qytetarët, për opinionistin Bekim Kabashi, mbajtja e zgjedhjeve është larg.
Sidoqoftë, pjesëmarrja eventuale e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme, pas sulmit të 24 shtatorit, për të cilin mori përgjegjësinë ish-nënkryetari i këtij subjekti, Milan Radojiçiq, po shihet me sy kritik.
Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, aktualisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, sepse serbët bojkotuan zgjedhjet lokale me 23 prill.
Qytetarët serb kundërshtuan hyrjen me ndihmën e policisë të kryetarëve në ndërtesat komunale, duke sulmuar Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe gazetarët.
The post Qeveria këmbëngul që zgjedhjet në veri do të mbahen vetëm sipas Udhëzimit Administrativ first appeared on ATV.
The post Qeveria këmbëngul që zgjedhjet në veri do të mbahen vetëm sipas Udhëzimit Administrativ appeared first on ATV.