Vela: Faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur

Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur pjesëmarrës në Samitin e EPC në Granada në njoftimin e saj zyrtar për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit. Në platformën X, ai po ashtu ka bërë të ditur […]

Vela: Faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur
vela:-faqja-zyrtare-e-presidentit-te-serbise-e-njeh-kosoven-si-shtet-te-pavarur

vela:-faqja-zyrtare-e-presidentit-te-serbise-e-njeh-kosoven-si-shtet-te-pavarur

Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur pjesëmarrës në Samitin e EPC në Granada në njoftimin e saj zyrtar për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit.

Në platformën X, ai po ashtu ka bërë të ditur se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Spanjë me pasaportë të Kosovës.

“Faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur pjesëmarrës në Samitin e EPC në Granada në njoftimin e saj zyrtar për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit. Në të vërtetë, Kosova ishte një nga 47 shtetet që morën pjesë në Samit”, ka shkruar ai.