Shtimi i numrit të pjestarëve të KFOR-it/ Qalaj: E nevojshme, mundësitë për incidente janë të mëdha
Pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të Kosovvës, KFOR-i ka nisur të shtojë numrin e pjestarëve në Kosovë. Britania, Gjermani e Rumania do të dërgojnë përforcime shtesë të trupave të KFOR-it. Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj në një intervistë për Front Online ka thënë se janë të nevojshme përforcimet. “Është mirë që është rrit […]


Pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të Kosovvës, KFOR-i ka nisur të shtojë numrin e pjestarëve në Kosovë.
Britania, Gjermani e Rumania do të dërgojnë përforcime shtesë të trupave të KFOR-it.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj në një intervistë për Front Online ka thënë se janë të nevojshme përforcimet.
“Është mirë që është rrit numri i pjesëtarëve të KFOR-it, sidomos në pjesën kufitare veriore, atje ka nevojë që të kemi forca të KFOR-it sa më shumë në brezin kufitar me Serbinë për shkak që e kanë përgjegjësi atë brez kufitar”, u shpreh ai.
Kjo për shkak se mundësia për incidente është e madhe.
“Mundësia e ndonjë incidenti në veri është mjaft e madhe, për shkak që atje ka individë dhe grupe të organizuara të cilët bëjnë përpjekje që të destabilizojnë edhe më tutje situatën, pra unë nuk e përjashtojë mundësinë edhe të ndonjë sulmi individual ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë ai për Front Online.