Qeveria miraton bonusin e fundvitit, 100 deri në 150 mijë lekë për pensionistët

Qeveria ka miratuar bonusin e fundvitit për pensionistët. Pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë të reja, do të përfitojnë 15 mijë lekë të reja bonus, ndërsa ata që marrin mbi 20 mijë lekë pension, do të përfitojnë 10 mijë lekë të reja. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, […] The post Qeveria miraton bonusin e fundvitit, 100 deri në 150 mijë lekë për pensionistët appeared first on Ditar.al.

Qeveria miraton bonusin e fundvitit, 100 deri në 150 mijë lekë për pensionistët

Qeveria ka miratuar bonusin e fundvitit për pensionistët. Pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë të reja, do të përfitojnë 15 mijë lekë të reja bonus, ndërsa ata që marrin mbi 20 mijë lekë pension, do të përfitojnë 10 mijë lekë të reja.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Bonusi i fundvitit do të shpërndahet për rreth 756 mijë pensionistë në muajin Dhjetor.

Kujtojmë se i njëjti bonus u dha për pensionistët edhe një vit më parë.

Pavarësisht bonusit, vlen të përmendim se jetesa e pensionistëve në Shqipëri përballet me vështirësi të shumta, për shkak të çmimeve të larta.

Shpesh herë ata kanë dalë në protestë, ku janë shprehur se me pensionin që marrin, nuk ia dalin dot as për të blerë ilaçet, ndërsa ndihmë për ta mbeten fëmijët që kanë në emigrim.

The post Qeveria miraton bonusin e fundvitit, 100 deri në 150 mijë lekë për pensionistët appeared first on Ditar.al.