Rama kritikon hapur kryebashkiakët për Paketën e Maleve: Po ecim me ritëm të ulët! Ku i keni hartat?
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sot kryebashkiakët sa i takon Paketës së Maleve, duke kërkuar prej tyre që të dorëzojnë hartat e zonave prioritare. Rama i kritikoi kryebahskiakët duke thënë se kanë lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve. Madje kryeministri “u kap” […] The post Rama kritikon hapur kryebashkiakët për Paketën e Maleve: Po ecim me ritëm të ulët! Ku i keni hartat? appeared first on Ditar.al.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sot kryebashkiakët sa i takon Paketës së Maleve, duke kërkuar prej tyre që të dorëzojnë hartat e zonave prioritare.
Rama i kritikoi kryebahskiakët duke thënë se kanë lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve.
Madje kryeministri “u kap” personalisht edhe me disa kryebashkiakë duke u kërkuar llogari për vonesat ku shtoi se po ecet me ritëm të ulët.
Rama u la kohë deri në fund të tetorit të zgjedhurve vendorë që të dorëzojnë hartat e zonave.
“E pamë të udhës ta bëjmë këtë takim publik sepse ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi, nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë.
Kemi shqetësim që po ecën me një ritëm të ulët në raport me atë që paketa ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracie të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë e mundësisë për t’i dhënë përgjigje të shpejta atyre që kanë shprehur interes. Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces. Prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë”, u shpreh kryeministri.
The post Rama kritikon hapur kryebashkiakët për Paketën e Maleve: Po ecim me ritëm të ulët! Ku i keni hartat? appeared first on Ditar.al.