Rama në Berlin: BE sot ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

Pas pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër më 22 tetor, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Berlinit, ku mori pjesë në forumit vjetor “Berlin Global Dialogue”, i fokusuar tek sfidat kryesore të ekonomisë, teknologjisë, klimës dhe qeverisjes globale, raporton Klan. Ky vit, forumi trajton temën “Zhvendosja e Fuqisë, Formësimi i Begatisë”, duke […]

Rama në Berlin: BE sot ka nevojë për Ballkanin Perëndimor
Edi Rama, foto: Suad Bajrami

Pas pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër më 22 tetor, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Berlinit, ku mori pjesë në forumit vjetor “Berlin Global Dialogue”, i fokusuar tek sfidat kryesore të ekonomisë, teknologjisë, klimës dhe qeverisjes globale, raporton Klan.

Ky vit, forumi trajton temën “Zhvendosja e Fuqisë, Formësimi i Begatisë”, duke ofruar një platformë për udhëheqës nga biznesi, shkenca dhe qeveria që të krijojnë partneritete të reja dhe të ndërtojnë besim, në një botë shumëpolare.

Rama vuri në dukje progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se “Evropa sot ka po aq nevojë për Ballkanin Perëndimor, sa ka pasur gjithmonë ky rajon për BE-në.”

Ai shpjegoi se Shqipëria ka hapur 5 nga 6 grupkapitujt e negociatave dhe shpreson të përfundojë edhe të fundit brenda këtij viti, duke theksuar se kjo do të shënonte një rekord për shpejtësinë e procesit.

Kryeministri foli gjithashtu për rëndësinë strategjike të rajonit dhe për njohurinë që BE po tregon pas agresionit ndaj Ukrainës.

“Më parë BE thjesht thoshte se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm gjeopolitikisht, tashmë edhe veprat tregojnë angazhimin për të na afruar më shumë”, tha ai.

Rama e përshkroi Bashkimin Evropian si një entitet unik, me dy kufij gjeografikë dhe politikë, ku “në mes të tij gjendet edhe Shqipëria, si një lloj kërthize e realitetit europian”.

Ai theksoi se hezitimi për t’u integruar në këtë pjesë të BE-së është një ide e gabuar dhe se “Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa kemi ne nevojë për të”.

Rama nënvizoi se kjo marrëdhënie reciproke është kyçe për stabilitetin, zhvillimin dhe ardhmërinë e rajonit.

Kryeministri u shpreh se Diella do ketë 83 fëmijë me njohuri të mira mbi integrimin dhe se ata do asistojnë çdo deputet të PS-së.

Ministrja Diella foli gjithashtu në këtë Forum, duke u shprehur se do veprojë me intuitë, për të zbuluar rreziqe për korrupsion, përpara se ata të shpërthejnë si skandale.

Kreu i qeverisë foli edhe për shakanë me presidentin amerikan Donald Trump, duke u shprehur se ishte thjesht miqësore dhe i vjen keq, që humori i tij u përdor politikisht kundër presidentit në SHBA.

Rama në Forumin e Berlinit: Agresioni rus zgjoi Evropën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Berlinit në Gjermani, ku u diskutuan sfidat globale në ekonomi, klimë, teknologji dhe qeverisje.

Ai njoftoi se Shqipëria ka çelur pesë nga gjashtë grupkapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian dhe pritet të hapet edhe i fundit, duke vendosur një rekord për vendin.