Alqi Bllako u shpall i pafajshëm, Sali Berisha nga Kuvendi: E liruan për shkak të Erion hajdutit! Mirë ja bënë Lefterit, meqë nuk flet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga salla e Kuvendit vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme për inceneratorin e Elbasanit. Togat e zeza kanë dënuar me 8.6 vite burg ish-ministrin Lefter Koka dhe kanë shpallur të pafajshëm Alqi Bllakon. “A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. […] The post Alqi Bllako u shpall i pafajshëm, Sali Berisha nga Kuvendi: E liruan për shkak të Erion hajdutit! Mirë ja bënë Lefterit, meqë nuk flet appeared first on Newsbomb Albania.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga salla e Kuvendit vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme për inceneratorin e Elbasanit. Togat e zeza kanë dënuar me 8.6 vite burg ish-ministrin Lefter Koka dhe kanë shpallur të pafajshëm Alqi Bllakon.
“A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. E liruan për shkak të Erion Veliajt. Sepse ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe. Dhe mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha”, u shpreh Berisha.
Kjo është hera e dytë që ish-kryeministri akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj, se ka ndërhyrë në procesin gjyqësor për të favorizuar lehtësimin e pozitave penale të të pandehurit Alqi Bllako.
Lexo edhe: Gjykata jep vendimet për “Elbasanin”: Lefter Koka dënohet me 5.8 vite burg, Bllako i pafajshëm
“Erion Veliaj, jo vetëm që nuk hapet ndjekje penale ndaj tij, por ndikon në mënyrën më antiligjore në dënimin e Alqi Bllakos. Duhet t’u them unë ju këtu, nga pikëpamja zyrtare, për aq sa është firmë, në nivelin e tij, Alqi Bllako është më përgjegjës se çdo njeri tjetër në aferën e djegësave.
Në aferën e djegësave është sekretari i përgjithshëm i të gjithë çorbës së djegësave. Dhe Alqi Bllako, do studioj të gjithë dispozitivin, por disa informacione më thonë se e kanë çliruar fare nga akuza e korrupsionit”, u shpreh Sali Berisha publikisht edhe më 29 Shtator.
Një javë nga kjo deklaratë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të shpallë të pafajshëm ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, për inceneratorin e Elbasanit. Të gjitha akuzat në ngarkim të Alqi Bllakos kanë rënë.
// NEWSBOMB.AL
The post Alqi Bllako u shpall i pafajshëm, Sali Berisha nga Kuvendi: E liruan për shkak të Erion hajdutit! Mirë ja bënë Lefterit, meqë nuk flet appeared first on Newsbomb Albania.