Rama shpërthen ndaj politikanëve britanikë: Mbylleni atë dreq goje e mos i përmendni më shqiptarët
Kryenministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj politikanëve britanikë që flasin keq për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë fjalës së tij në panelin Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama nuk u përmbajt, por tha se politikanët britanikë duhet ta mbyllin gojën e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër […] The post Rama shpërthen ndaj politikanëve britanikë: Mbylleni atë dreq goje e mos i përmendni më shqiptarët appeared first on Ditar.al.

Kryenministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj politikanëve britanikë që flasin keq për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë fjalës së tij në panelin Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama nuk u përmbajt, por tha se politikanët britanikë duhet ta mbyllin gojën e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër veçse për mirë.
Ai përmendi edhe rastin e ambasadorit shqiptar në Londër, për të cilin tha se kishte shkuar atje me varkë, por sot është diplomat i Shqipërisë.
“Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe sot është ambasador. Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra, ambicie dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike. Ajo që ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveç se për gjërat shumë të mira”,
The post Rama shpërthen ndaj politikanëve britanikë: Mbylleni atë dreq goje e mos i përmendni më shqiptarët appeared first on Ditar.al.