Rama vlerëson Komisionin e Venecias, por i “shtrembëroi” opinionin për mandatin e Olta Xhaçkës

Në konferencën me rastin 35-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Komisionin e Venecias, kryeministri Rama vlerësuar këtë institucion, duke e cilësuar si një pikë referimi për vendin tonë. Ai tha se Shqipëria e ka patur të nevojshme mbështeten nga ky institucion, për t’u rritur dhe forcuar në disa procese, teksa shtoi se Komisioni i Venecias […] The post Rama vlerëson Komisionin e Venecias, por i “shtrembëroi” opinionin për mandatin e Olta Xhaçkës appeared first on Ditar.al.

Rama vlerëson Komisionin e Venecias, por i “shtrembëroi” opinionin për mandatin e Olta Xhaçkës

Në konferencën me rastin 35-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Komisionin e Venecias, kryeministri Rama vlerësuar këtë institucion, duke e cilësuar si një pikë referimi për vendin tonë.

Ai tha se Shqipëria e ka patur të nevojshme mbështeten nga ky institucion, për t’u rritur dhe forcuar në disa procese, teksa shtoi se Komisioni i Venecias ndër të tjera ka në bilancin e vet edhe kontributin e paçmuar për kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, të vitit 1998.

Por, teksa sot e vlerëson, vetëm pak kohë më parë mazhoranca e drejtuar prej tij vendosi të shtrembërojë opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës.

Çfarë ndodhi:

Opozita kërkonte që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, pasi sipas saj, deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të dhënies së statusit “investitor strategjik” bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në kohën kur ajo mbante postin e ministres.

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e opozitës dhe i kërkoi Kuvendit që t’i kalonte çështjen për shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, por deputetja socialiste u mor në mbrojtje nga kolegët e opozitës, të cilët votuan dy herë kundër vendimit të Kushtetueses.

Pra, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama shkeli ligjin duke mos zbatuar vendimin e Kushtetueses, ndërsa më pas kryetarja e Kuvendit në atë kohë, Elisa Spiropali, u duk se e gjeti zgjidhjen. Ajo iu drejtua me një shkresë Komisionit të Venecias, për një opinion ligjor mbi të drejtën ose jo të deputetëve për të rrëzuar me votë zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Por, kur përgjigja erdhi, u mbajt e fshehur. Duhej reagimi i opozitës që Kuvendi të nxirrte përgjigjen, të cilën Spiropali e interpretoi sipas interesit të mazhorancës, pavarësisht se opinioni i “Venecias thoshte të kundërtën”.

Lexo edhe: Zbardhet opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës

Për Spiropalin, Komisioni i Venecias i kishte dhënë të drejtë asaj dhe kolegëve të mazhorancës që votuan kundër dërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese.

Por në opinionin për këtë çështje, Komisioni i Venecias ritheksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen, nuk diskutohen.

“Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta. Në këtë dritë, pyetjet 1 dhe 3 nuk duhet të shihen si çështje e lirisë së mandatit, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese,” thuhej në pikën 22 të opinionit të Komisionit të Venecias.

“Për shkak se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, njihen nga kushtetuta si detyruese, të gjitha autoritetet janë të detyruara të respektojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive”, shtohet në opinion.

Kjo servilosje ndaj Komisionit të Venecias në një kohë kur opinionet e këtij institucioni i shtrembëron sipas interesit, është hipokrizia e radhës e kësaj qeverie. E njëjta gjë ndodhi pak ditë më parë, kur me fjalë u mbështet lufta e UÇK-së, por u votua kundër gjenocidit serb në Kosovë, pasi për qeverinë, fjalët vlejnë më shumë se veprat.

The post Rama vlerëson Komisionin e Venecias, por i “shtrembëroi” opinionin për mandatin e Olta Xhaçkës appeared first on Ditar.al.