Ramush Haradinaj: Nuk e imagjinoj shqiptarin pa ar`më – kri*mineli vr*et, jo ar`ma
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar debatin mbi armët ilegale në vend, duke theksuar se problemi nuk është posedimi i armëve, por individët që i keqpërdorin ato. Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se armët kanë një rëndësi të veçantë për shqiptarët dhe nuk duhen parë si rrezik. “Po

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar debatin mbi armët ilegale në vend, duke theksuar se problemi nuk është posedimi i armëve, por individët që i keqpërdorin ato.
Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se armët kanë një rëndësi të veçantë për shqiptarët dhe nuk duhen parë si rrezik.
“Po thojnë që armët ilegale. Unë s’menoj kështu si këta. Arma nuk vret, vret krimineli. Policia, sistemi ligjor duhet me funksionu. Armë kanë edhe në Zvicër, shpi për shpi kanë armë. Krimineli vret, arma nuk vret. Arma është e shenjtë, ka traditë, vlerë, identitet. Nuk e imagjinoj shqiptarin pa armë, s’po ju rrej. S’di qysh munet me konë shqiptari pa armë. Ne jemi fqinj me një shtet që shumë herë ka lakmu në tokën tonë, në jetën tonë e të drejtat tonë, qindra vjet jemi vra e pre. S’e shoh problem armën. Rregullohen me ligj”, tha Haradinaj.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në Kosovë ka një debat të gjerë mbi nevojën për ashpërsimin e ligjeve për posedimin dhe mbajtjen e armëve, pas vrasjeve që ndodhën brenda tri ditësh.