Rashit Qalaj: Premtimet e Kurtit për shtesat për fëmijët janë mashtrim, Qeveria në ikje ka dështuar
Kandidati për deputet nga PDK, Rashit Qalaj, për FrontOnline, ka folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurtit të cilën e ka quajtur si Qeveri në ikje, lidhur me premtimet për shtesat për fëmijët dhe menaxhimin e vendit gjatë mandatit të tij. Sipas Qalajt, qeveria e Kurtit ka dështuar në realizimin e premtimeve dhe nuk ka
Kandidati për deputet nga PDK, Rashit Qalaj, për FrontOnline, ka folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurtit të cilën e ka quajtur si Qeveri në ikje, lidhur me premtimet për shtesat për fëmijët dhe menaxhimin e vendit gjatë mandatit të tij.
Sipas Qalajt, qeveria e Kurtit ka dështuar në realizimin e premtimeve dhe nuk ka realizuar as punët elementare për zhvillimin e vendit.
“Tërë kohën sa ka qeverisë kryeministri në ikje, ne kemi jetuar më keq. Jo vetëm që premtimet nuk janë realizuar, por nuk i ka kryer as punët elementare për të udhëhequr vendin dhe për ta zhvilluar atë,” tha Qalaj, duke shtuar se qeveria e Kurtit ka pasur fokus vetëm në fajësimin e opozitës, mediave, prokurorisë dhe institucioneve të tjera.
Ai theksoi se fajtori kryesor për këtë gjendje është vetë Albin Kurti dhe e cilësoi largimin e tij nga posti i kryeministrit si një “emergjencë të madhe” për të mirën e Kosovës.
“Qeveria e Kurtit është e pafuqishme të udhëheqë vendin, dhe largimi i tij është shumë emergjent për të nxjerrë vendin nga ky kaos,” përfundoi Qalaj.