Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti appeare Franca dhe Britania dënuan të shtunën mbrëma sulmin iranian me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, ndërsa Egjipti bëri thirrje për përmbajtje maksimale. Kryeministri britanik Rishi Sunak tha të shtunën se ai dënon sulmin “të pamatur” të Iranit ndaj Izraelit. “Këto sulme rrezikojnë të ndezin tensionet dhe të destabilizojnë rajonin. Irani ka treguar edhe një herë […] The post Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti appeared first on INA ONLINE.

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

The post d first on INA ONLINE.Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti appeare

Franca dhe Britania dënuan të shtunën mbrëma sulmin iranian me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, ndërsa Egjipti bëri thirrje për përmbajtje maksimale.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha të shtunën se ai dënon sulmin “të pamatur” të Iranit ndaj Izraelit.

“Këto sulme rrezikojnë të ndezin tensionet dhe të destabilizojnë rajonin. Irani ka treguar edhe një herë se synon të mbjellë kaos në oborrin e shtëpisë së tij,” tha Sunak në një deklaratë.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun”, tha ai.

Franca po ashtu dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, njoftoi Ministri i Jashtëm Stéphane Séjourné, duke e quajtur atë një “veprim të paprecedentë” me të cilin Irani ndërmori një hap të ri në destabilizimin e rajonit. Ai tha gjithashtu se vendi i tij është besnik ndaj Izraelit.

Ministria e Jashtme e Egjiptit, në një deklaratë herët të dielën, bëri thirrje për “përmbajtjen maksimale” për të kursyer rajonin dhe banorët e tij nga përshkallëzimi i mëtejshëm.

Reagimi edhe nga SHBA pas nisjes së sulmit iranian

Në lidhje me nisjen e sulmit ndaj Izraelit ka reaguar dhe Shtëpia e Bardhë e cila ka bërë me dije se presidenti amerikan Joe Biden u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë që po monitoron sulmin ndaj Izraelit.

“Ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë”, thotë Shtëpia e Bardhë. “Ky sulm ka të ngjarë të shpaloset brenda disa orësh.”

“Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”, shton Shtëpia e Bardhë.

The post Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti appeared first on INA ONLINE.

Sisteme Online Programime
Programing Online