Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias

“Shpresoj të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Komisionit të Venecias, por të jemi stabël”. Kështu u shpreh deputeti socialist Damian Gjiknuri në tryezën për reformën zgjedhore ku marrin pjesë ekspertë dhe Komisoni i Venecia. Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se është rënë dakord që në përfaqësimin e komisionit të reformës zgjedhore do të […]

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias

“Shpresoj të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Komisionit të Venecias, por të jemi stabël”. Kështu u shpreh deputeti socialist Damian Gjiknuri në tryezën për reformën zgjedhore ku marrin pjesë ekspertë dhe Komisoni i Venecia. Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se është rënë dakord që në përfaqësimin e komisionit të reformës zgjedhore do të ketë përfaqësim të barabartë, duke ruajtur ekuilibrin; shumicë-pakicë me qëllim arritjen e konsensusit.

“Venecia ka qenë bashkëudhëtar i përhershëm i reformës zgjedhore. Giani Buquicchio ka thënë që Shqipëria ka qenë klient i përhershëm. Unë e shoh me doza ironike. Fakti që pas çdo reforme t’i drejtohemi Venecias si pacient nuk vetëshërohemi, por kërkojmë mjek. Jemi para faktit që shumë shpejt do të nisim reformë të re zgjedhore. Kemi rënë dakors dhe në lidhje me pretendimet apo vërejtjet në lidhje me përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore, ku shumica do të ketë përfaqësim të barabartë, duke ruajtur ekuilibrin; shumicë-pakicë që do krijojë premisat për konsensus. Shpresoj të mos jemi pacient të përhershëm, por të jemi stabël”.

Sipas tij edhe përfaqësues të ODIHR në këtë tryezë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të asistuar dialogun.

“ODIHR të gatshëm të sjellin ekspertë për të asistuar dialogun. Objektivi është Stabilitet zgjedhor dhe ligj zgjedhor para zgjedhjeve. Uroj që mos jemi më pacientë të pashërueshëm të Komisionit të Venecias!”

Për kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi është koha që Kuvendi të adresojë të gjitha problematikat zgjedhore. Sipas tij mazhoranca dhe opozita duhet të dakordësohen sa më shpejt të jetë e mundur për ndryshimet.

“Koha ka shumë rëndësi, të dorës së parë, kur Kuvendi do të adresojë të gjitha problematikat zgjedhore! Mazhoranca dhe opozita duhet të dakordësohen sa më shpejt të jetë e mundur për ndryshimet. Nëse reforma zgjedhore do të vijojë të shtyhet në kalendat greke, 5-6 muaj para zgjedhjeve do të jemi në të njëjtën situatë: dikush do t’i fitojë zgjedhjet, pala tjetër do t’i kontestojë.

Çështjet që duhet të adresohen:

-Organizimin dhe funksionimin e administratës zgjedhore. Anëtarësia politike nuk është zgjidhje. Nuk jam për opsionin për depolitizim të plotë, por me një formulë hibride.

-Organizimin dhe funksionimin e Partive Politike, financimi i partive dhe fushatave zgjedhore. Vëmendje duhet të marrë edhe financimi i palëve të tjera

-Rregullat për fushatën zgjedhore edhe për rrjetet sociale apo fushatës online

-Mënyra e votimit, votimi elektronik duhet të zgjerohet apo ajo? Ende ka skepticizim nga njëjta palë, ndërsa tjetra e do!

-Ankimimet zgjedhore duhet të rishikohen. Kolegji Zgjedhor besoj e ka mbyllur misionin e vet

-KQZ, Partitë Politike duhet të vendosin nësë do të mbajnë këtë formulë apo të kalojnë tek një komisioner ose tek modeli i vjetër me vendim kolegjial.

-Të mendojmë për votuesit që nuk mund të dalin të votojnë. Është e papranueshme që i mundësojmë votën diasporës ndërsa ata që nuk mund të dalin për arsye shëndetësore, policia e shtetit, përfaqësuesit e medias ende nuk është e rregulluat.

-Rregullat për Referendumet”, theksoi Celibashi.