Reperi Diddy ‘po e merr seriozisht’ rehabilitimin nga alkooli

Reperi P.Diddy po e merr shumë seriozisht të qëndruarit esëll ndërkohë që është në burg, sipas përfaqësuesve të tij, të cilët po i mohojnë pretendimet se ai është zënë duke pirë alkool. 56-vjeçari, i cili po vuan dënimin prej 50 muajsh burgim në qendrën e paraburgimit në Brooklyn, është transferuar në New Jersey, pasi është […] The post Reperi Diddy ‘po e merr seriozisht’ rehabilitimin nga alkooli appeared first on Sinjali.

Reperi Diddy ‘po e merr seriozisht’ rehabilitimin nga alkooli

Reperi P.Diddy po e merr shumë seriozisht të qëndruarit esëll ndërkohë që është në burg, sipas përfaqësuesve të tij, të cilët po i mohojnë pretendimet se ai është zënë duke pirë alkool.

56-vjeçari, i cili po vuan dënimin prej 50 muajsh burgim në qendrën e paraburgimit në Brooklyn, është transferuar në New Jersey, pasi është shpallur fajtor për dy akuza për transportim të personave për të marrë pjesë në prostitucion.

Zëdhënësi i reperit ka mohuar pretendimet se ai ka konsumuar alkool në burg, duke insistuar se P.Diddy po merr seriozisht qëndruarin esëll dhe të pastër.

“Ka pasur disa raportime të rreme për z.Combs. Ai nuk ka thyer asnjë rregull të burgut. Te qëndruarit esëll e disiplina janë prioritet për të, dhe po i merr seriozisht. Kjo është vetëm java e tij e parë në Fort Dix të New Jerseyt, dhe fatkeqësisht, shumë thashetheme do të dalin ndërkohë që do të qëndrojë aty. Kërkojmë nga publiku e nga shtypi t’i japin privatësi që të mund të fokusohet në rritjen personale e të mirën, që të mund të përparojë në paqe”, ka thënë zëdhënësi për revistën People.

Një deklaratë ku mohohen thashethemet për konsumimin e alkoolit është lëshuar edhe në llogarinë e P.Diddyt në rrjetin social X.

“Thashethemet që pretendojnë se z.Combs është zënë duke konsumuar alkool janë tërësisht të rreme. Fokusi i tij i vetëm është të jetë versioni më i mirë i vetes së tij e të rikthehet te familja”, thuhet në deklaratë.

Ekipi i tij i avokatëve mbrojtës pati kërkuar që ylli të transferohej në institucionin korrektues në New Jersey, për shkak se kjo qendër burgimi konsiderohet se ka programet më të mira për rehabilitimin nga droga.

Më parë, themeluesi i “Bad Boy Records” është ankuar se ka pasur incidente të këqija në burgun e Brooklynit, pasi një nga shokët e tij, Charlucci Finney, pati thënë se reperi është zgjuar nga gjumi ndërkohë që një person i kishte vënë thikën te fyti.

“Nuk e di a është përleshur me atë person apo nëse kanë ardhur rojet, vetëm e di se ka ndodhur”, pati thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reperi Diddy ‘po e merr seriozisht’ rehabilitimin nga alkooli appeared first on Sinjali.