Rezultatet nga Exit Poll nga UBO Consulting

Këto rezultate janë vetëm nga votuesit rezidentë, dhe se në këtë EXIT-POLL nuk janë përfshirë votat e diasporës The post Rezultatet nga Exit Poll nga UBO Consulting appeared first on Albinfo.

Rezultatet nga Exit Poll nga UBO Consulting

Qytetarët e Kosovës sot kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike, ku kanë votuar për Qeverinë e ardhshme.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

Partia Demokratike e Kosovës  21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Valon Feka nga UBO-Consulting ka thënë se mostra është e madhe me rreth 15 mijë anketa, me margjinë të gabimit më pak se 1%, transmeton albinfo.ch.

Ai tha se këto rezultate janë vetëm nga votuesit rezidentë, dhe se në këtë EXIT-POLL nuk janë përfshirë votat e diasporës.

 

The post Rezultatet nga Exit Poll nga UBO Consulting appeared first on Albinfo.