Rikonstruimi i Qeverisë, Bashkim Bakiu pritet të marrë Shëndetësinë! Mickoski: Emrat do të dihen këtë javë
Bashkim Bakiu pritet të emërohet ministër i Shëndetësisë në vend të Azir Aliut, mëson jozyrtarisht TV21. Ndryshimet brenda kabinetit qeverisës pritet të zyrtarizohen brenda javës. “Mund të them se emrat do të dihen këtë javë. Por ajo që është e sigurt është se partitë politike që përbëjnë koalicionin VLEN do t’i mbajnë ato. Pra, nuk […] The post Rikonstruimi i Qeverisë, Bashkim Bakiu pritet të marrë Shëndetësinë! Mickoski: Emrat do të dihen këtë javë appeared first on InfoShqip.com.
Bashkim Bakiu pritet të emërohet ministër i Shëndetësisë në vend të Azir Aliut, mëson jozyrtarisht TV21. Ndryshimet brenda kabinetit qeverisës pritet të zyrtarizohen brenda javës.
“Mund të them se emrat do të dihen këtë javë. Por ajo që është e sigurt është se partitë politike që përbëjnë koalicionin VLEN do t’i mbajnë ato. Pra, nuk do të ketë ndryshime shtesë këtu, nuk do të ketë sektorë shtesë. Kjo është rënë dakord në kuadër të koalicionit tonë të përbashkët”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Nga VLEN thonë se e sigurt është që Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër, por i njëjti duhet të emërohet edhe ministër i ndonjë ministrie që me gjasa do të jetë ajo për integrime. Ministër i ambientit tashmë flitet se do të jetë Muhamet Hoxha, ndërsa pritet të vendoset edhe për Orhan Murtezanin. Gjithashtu mësohet se nëse Aliut i merret shëndetësia, VLEN po mendon atë ta emërojë drejtor në Agjencinë për Komunikime Elektronike.
“Ajo që e dimë është se Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër, kjo është fikse sesi do të rregullohet kjo pra është problem dhe mendoj se është për t’u diskutuar sepse janë disa vende vakante në fakt që duhet plotësuar, është ministria e mjedisit, është vend vakant që duhet plotësuar, por këto janë bisedime që i bëjnë liderët pjesëmarrës në qeveri bashkë me kryeministrin Mickoski”, deklaroi Bekim Qoku, VLEN .
Kryeministri Mickoski tha se të hënën do të dorëzohen emrat, pasi të merret vendimi përfundimtar.
Këto ndryshime vijnë pas largimit të Izet Mexhitit nga Qeveria, për tu bërë kryetar i komunës së Çairit.
The post Rikonstruimi i Qeverisë, Bashkim Bakiu pritet të marrë Shëndetësinë! Mickoski: Emrat do të dihen këtë javë appeared first on InfoShqip.com.
