Rita Ora me këngë të re së shpejti

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, përcjell albinfo.ch. Kënga “Heat”, e cila do të publikohet këtë të premte, më 6 qershor – në të njëjtën ditë me festën e Bajramit – pritet të sjellë ritme të ngrohta dhe atmosferë të pastër verore. Rita ka ndarë […] The post Rita Ora me këngë të re së shpejti appeared first on Albinfo.

Rita Ora me këngë të re së shpejti

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, përcjell albinfo.ch.

Kënga “Heat”, e cila do të publikohet këtë të premte, më 6 qershor – në të njëjtën ditë me festën e Bajramit – pritet të sjellë ritme të ngrohta dhe atmosferë të pastër verore.

Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe provokuese, ku ajo shfaqet e veshur me pantallona të shkurtra dhe një këmishë të bardhë të hapur, duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe të nxehtë verore.

“Videoklipi i këngës HEAT publikohet të premten. Bashkohuni në premierën në YouTube në orën 17:00 sipas kohës së Britanisë së Madhe, do të bëhet shumë nxehtë”, ka shkruar Ora.

The post Rita Ora me këngë të re së shpejti appeared first on Albinfo.