RMV, në pikëpagesat rrugore janë arkëtuar 58 milionë euro gjatë nëntë muajve të parë të vitit
Nga janari deri në shtator të këtij viti, në pikat e pagesës në Maqedoninë e Veriut vend janë arkëtuar gjithsej 58 milionë euro, ka njoftuar Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, transmeton Portalb.mk. Vetëm në shtator, qarkullimi në pikat e pagesës ka arritur në 401.971.971 denarë, ndërsa gjatë muajve të verës, kur është më e lartë […]

Nga janari deri në shtator të këtij viti, në pikat e pagesës në Maqedoninë e Veriut vend janë arkëtuar gjithsej 58 milionë euro, ka njoftuar Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, transmeton Portalb.mk.
Vetëm në shtator, qarkullimi në pikat e pagesës ka arritur në 401.971.971 denarë, ndërsa gjatë muajve të verës, kur është më e lartë frekuenca e automjeteve, janë realizuar këto të ardhura: gusht: 494.308.025 denarë, korrik: 469.811.647 denarë, qershor: 399.325.680 denarë.
Sipas NPRSH, stacioni më fitimprurës ka qenë në Rramanli, ndërsa më pak të ardhura janë realizuar në Kadrifakovë.
- LEXO: Kumanovarët detyrohen të kalojnë nëpër rrugë të shkatërruar për t’i ikur pikë-pagesës për në Shkup e cila është e shtrenjtë
- LEXO: Për 16 milionë denarë është rritur qarkullimi te pagesat rrugore, Mickoski deklaroi që vjet këto nuk ishin futur në arkën e shtetit
- LEXO: RMV, shumë rekorde prej 62 milionë eurosh janë arkëtuar këtë vit nga pikëpagesat rrugore (Infografik)
