RMV, padi për referentin i cili e ka shitur rimorkion që e kishte sekuestruar policia
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal për një të punësuar në “Pyjet Kombëtare” pasi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Portalb.mk. “Në vitin 2024, i denoncuari, në cilësinë e referentit për prerje dhe transport në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”, ka shitur një rimorkio e cila më parë ishte sekuestruar nga Policia […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal për një të punësuar në “Pyjet Kombëtare” pasi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Portalb.mk.
“Në vitin 2024, i denoncuari, në cilësinë e referentit për prerje dhe transport në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”, ka shitur një rimorkio e cila më parë ishte sekuestruar nga Policia Pyjore dhe i ishte dorëzuar Ekonomisë Pyjore Rajonale “Lipa” – Krushevë, dhe në këtë mënyrë ka përfituar dobi të kundërligjshme pasurore”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari 46 vjeçar T.O. nga Krusheva dyshohet për veprën penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”.