Ronaldo nuk ndalet – Arrin 935 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo ka arritur në kuotën e 935 golave në karrierë, duke vazhduar rrugëtimin drejt objektivit personal prej 1000 golash. Ylli portugez ishte protagonist në fitoren 2:0 të Al Nassr ndaj Al Khaleej, në ndeshjen e xhiros së 33-të të kampionatit saudit. Ai fillimisht humbi një penallti në minutën e 65-të, por u rikthye për […]

Ronaldo nuk ndalet – Arrin 935 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo ka arritur në kuotën e 935 golave në karrierë, duke vazhduar rrugëtimin drejt objektivit personal prej 1000 golash.

Ylli portugez ishte protagonist në fitoren 2:0 të Al Nassr ndaj Al Khaleej, në ndeshjen e xhiros së 33-të të kampionatit saudit.

Ai fillimisht humbi një penallti në minutën e 65-të, por u rikthye për të realizuar nga pika e bardhë në minutën e 97-të, duke vulosur rezultatin.

Golin e parë për Al Nassr e shënoi Jhon Duran në minutën e 75-të.

Me këtë gol, Ronaldo forcon pozitën e golashënuesit më të mirë në ligë, me 24 gola dhe tri asistime.