Rrokulliset një veturë në Qafë të Duhlës, lëndohen dy persona
Dy persona kane pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të enjten në vendin e quajtur Qafa e Duhlës në Suharekë. Policia e Kosovës njoftoi se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 15:55, ku ngasësi s’iu ka përshtatur kushteve të rrugës, duke bërë që të humbasë kontrollin dhe veturën, me ç’rast automjeti është rrokullisur. Në vendin

Dy persona kane pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të enjten në vendin e quajtur Qafa e Duhlës në Suharekë.
Policia e Kosovës njoftoi se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 15:55, ku ngasësi s’iu ka përshtatur kushteve të rrugës, duke bërë që të humbasë kontrollin dhe veturën, me ç’rast automjeti është rrokullisur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësisë së Trafikut Rajonal dhe Emergjenca.
“Sot më datë 29.05.2025 rreth orës 15:55, Policia ka marre informatë për një vetaksident në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhles’ në Suharekë. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit nuk ia ka përshtatur ngasjen kushteve të rrugës dhe si pasojë ka humbur kontrollin mbi automjetin, automjeti është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme material dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore”.