Rubio ofron ndërmjetësim nga SHBA, në telefonata me zyrtarë pakistanezë dhe indianë

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ofroi ndërmjetësimin e SHBA-së në konfliktin në përshkallëzim midis Pakistanit dhe Indisë, ndërsa foli veçmas me homologët e tij në të dy vendet, sipas njoftimeve të Departamentit të Shtetit. Rubio foli me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Ishaq [...]Read More...

Rubio ofron ndërmjetësim nga SHBA, në telefonata me zyrtarë pakistanezë dhe indianë

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ofroi ndërmjetësimin e SHBA-së në konfliktin në përshkallëzim midis Pakistanit dhe Indisë, ndërsa foli veçmas me homologët e tij në të dy vendet, sipas njoftimeve të Departamentit të Shtetit.

Rubio foli me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Ishaq Dar, në telefonata të ndara, gjatë të cilave ai “theksoi se të dyja palët duhet të identifikojnë metoda për të ulur tensionet dhe për të rivendosur komunikimin e drejtpërdrejtë për të shmangur llogaritjet e gabuara”, sipas të dhënave .

Ai foli gjithashtu më parë me shefin e ushtrisë pakistaneze Asim Munir, gjatë të cilit “vazhdoi t’u bënte thirrje të dyja palëve të gjenin mënyra” për të ulur tensionet, shkruan CNN.

Sekretari i shtetit ofroi ndihmën e SHBA-së për të ndërmjetësuar “me qëllim shmangien e konflikteve të ardhshme”, thuhej në njoftim.

Kjo është oferta e parë e tillë e ndihmës amerikane e përmendur në njoftimet e thirrjeve të tij me zyrtarë pakistanezë ose indianë./abcnews.al