“Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë lëshime”/ Rubio: E vështirë të negociosh për paqe, në mes të një lufte të vazhdueshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pas takimit të G7 të mbajtur në Quebec, ka zhvilluar një konferencë për mediat. I ndalur tek situata në Ukraina, Rubio ka nënvizuar se ka arsye për optimizëm për marrëveshjen e armëpushimit, megjithatë nënvizon se “nuk do të jetë e thjeshtë. “SHBA beson se është pranë fundit të luftës, [...]Read More...

“Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë lëshime”/ Rubio: E vështirë të negociosh për paqe, në mes të një lufte të vazhdueshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pas takimit të G7 të mbajtur në Quebec, ka zhvilluar një konferencë për mediat. I ndalur tek situata në Ukraina, Rubio ka nënvizuar se ka arsye për optimizëm për marrëveshjen e armëpushimit, megjithatë nënvizon se “nuk do të jetë e thjeshtë.

“SHBA beson se është pranë fundit të luftës, por ka ende shumë për të bërë”, shtoi ai.

I pyetur përsëri se sa kohë duhet të pajtohet Putini për armëpushimin, Rubio përgjigjet: “Pyetja nuk është se sa kohë, por a po shkojmë në të vërtetë drejt një armëpushimi, apo kjo është një taktikë vonese?” “Është shumë e vështirë të negociosh paqen e qëndrueshme në mes të një lufte të vazhdueshme”.

Rubio rithekson se “e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është përmes një procesi negociatash”.