“Sulmi në Banjskë ishte terrorist”/ Parlamenti Evropian miraton rezolutën e posaçme për Kosovën
Parlamenti Evropian miratoi sot një rezolutë të posaçme për aktin terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë, në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Rezoluta u shqyrtya me procedurë të përshpejtuar dhe u miratua gjatë seancës plenare të PE-së. Në rezolutë sulmi cilësohet terrorist […] The post “Sulmi në Banjskë ishte terrorist”/ Parlamenti Evropian miraton rezolutën e posaçme për Kosovën appeared first on Ditar.al.

Parlamenti Evropian miratoi sot një rezolutë të posaçme për aktin terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë, në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
Rezoluta u shqyrtya me procedurë të përshpejtuar dhe u miratua gjatë seancës plenare të PE-së. Në rezolutë sulmi cilësohet terrorist dhe BE do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia, nëse ka lidhje.
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në Komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej sulmuesve u vranë.
Policia kosovare i arrestoi dhe i paraburgosi tre sulmues, si dhe gjeti arsenal të jashtëzakonshëm armësh në vendin e ngjarjes pas sulmit.
The post “Sulmi në Banjskë ishte terrorist”/ Parlamenti Evropian miraton rezolutën e posaçme për Kosovën appeared first on Ditar.al.