Osmani në Spanjë për samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian
Presidentja Vjosa Osmani ka mëbrritur në Spanjë, ku do të marrë pjesë në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian. Lajmin e ka bërë me dije vetë Osmani përmes X, ku njofton se ka mbërritur në Granada të Spanjës për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në këtë takim, kreu i shtetit kosovar thotë se do […] The post Osmani në Spanjë për samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian appeared first on Newsbomb Albania.

Presidentja Vjosa Osmani ka mëbrritur në Spanjë, ku do të marrë pjesë në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Osmani përmes X, ku njofton se ka mbërritur në Granada të Spanjës për samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Në këtë takim, kreu i shtetit kosovar thotë se do të diskutojë me liderët evropianë, sfidat e sigurisë së Kosovës pas agresionit të Serbisë në Banjskë ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.
Gjithashtu, Osmani pritet të ritheksojë angazhimin e qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtare për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë.
“Kemi mbërritur në Granada për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në biseda me liderët e tjerë,unë do të diskutoj sfidat e sigurisë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”, shkruan Osmani.
We’ve arrived in Granada
for the European Political Community summit.
In mtngs with fellow leaders, I’ll discuss security challenges in
after Serbia’s act of aggression & reiterate our commitment to deepening cooperation w/ allies for long-term peace, stability & security.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 4, 2023
The post Osmani në Spanjë për samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian appeared first on Newsbomb Albania.