Salianji kërkon Ballën te Siguria, “përplaset” me socialistin: Mos mu drejto si gangëster, ti je pocaqi

Debate të forta janë shënuar mesditën e kësaj të marte në Komisionin e Sigurisë. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili kërkoi që ministri Taulant Balla të jetë i pranishëm në mbledhjen e ardhshme dhe të japë llogari lidhur me të gjitha ngjarjet e shënuara përgjatë ditëve të fundit. Mirëpo, kjo kërkesë […] The post Salianji kërkon Ballën te Siguria, “përplaset” me socialistin: Mos mu drejto si gangëster, ti je pocaqi appeared first on Newsbomb Albania.

Salianji kërkon Ballën te Siguria, “përplaset” me socialistin: Mos mu drejto si gangëster, ti je pocaqi

Debate të forta janë shënuar mesditën e kësaj të marte në Komisionin e Sigurisë. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili kërkoi që ministri Taulant Balla të jetë i pranishëm në mbledhjen e ardhshme dhe të japë llogari lidhur me të gjitha ngjarjet e shënuara përgjatë ditëve të fundit.

Mirëpo, kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryetari i këtij Komisioni, Nasip Naço, i cili duke e ironuzar i tha Salianjit se nuk bëhen dot 7 deputetë saç e kërkon rregullorja për ta bërë këtë kërkesë. Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje, e cila për shkak të debateve të forta u ndërpre në mes, deputeti Salianji u “përplas” edhe me socialistin Alban Xhelili të cilin e akuzoi se është i mbështetur nga krimi.

“Qeshni qeshni, se ju merrni vini të merrni një rrogë këtu dhe e mbyllni. Mos mu drejto mua si gangster, drejton dot këtu. Ti je jo ushtar, që s’ngre dot as zërin as për të ngritur dorën. Ti je pocaqi që ke ardhur në Parlament për të ngritur dorën, ti ke ardhur këtu i mbështetur nga krimi”, tha Salianji.

Ndërsa, nënkryetari i Komisionit, Ferdinand Xhaferraj, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë sqarim lidhur me deklarat e bëra së fundmi nga vetë ai sa i takon veriut të Kosovës, përfshirjes së KFOR-it dhe konferencës ndërkombëtare.

The post Salianji kërkon Ballën te Siguria, “përplaset” me socialistin: Mos mu drejto si gangëster, ti je pocaqi appeared first on Newsbomb Albania.