Sara i bën surprizë Drilonit duke u futur në intervistën e tij
Telenovela vazhdon edhe jashtë dhe duket se Driloni ende nuk ka “shpëtuar” prej Sarës. Ish-finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, i ka bërë surprizë Drilonit gjatë transmetimit drejtpërdrejtë në emisionin “Week End”, në Klan Kosova. Teksa fituesi i BBVK 3, po tregonte rreth eksperiencës së tij në formatin gjigant, Sara u […]

Telenovela vazhdon edhe jashtë dhe duket se Driloni ende nuk ka “shpëtuar” prej Sarës.
Ish-finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, i ka bërë surprizë Drilonit gjatë transmetimit drejtpërdrejtë në emisionin “Week End”, në Klan Kosova.
Teksa fituesi i BBVK 3, po tregonte rreth eksperiencës së tij në formatin gjigant, Sara u shfaq papritur, duke lënë kështu Drilonin të hutuar, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, kjo gjendje nuk e mbajti shumë Drilonin, i cili i dha një përqafim të ngrohtë Sarës.