Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Prania ushtarake në Evropë nuk do të zgjasë përgjithmonë
“Evropa nuk mund të supozojë se prania ushtarake e SHBA-së në kontinent do të zgjasë përgjithmonë”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në një konferencë shtypi në Varshavë, Poloni. I pyetur nëse, si pjesë e negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara do të konsideronin uljen e pranisë [...]Read More...

“Evropa nuk mund të supozojë se prania ushtarake e SHBA-së në kontinent do të zgjasë përgjithmonë”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në një konferencë shtypi në Varshavë, Poloni.
I pyetur nëse, si pjesë e negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara do të konsideronin uljen e pranisë së saj ushtarake në Evropën Lindore ose të heqin dorë nga prania e përhershme ushtarake në Poloni, Hegseth theksoi se vendi i tij është “i përkushtuar ndaj aleancës së NATO-s”, por sugjeroi se gjurma e saj e ardhshme ushtarake në Evropë është për debat, shkruan CNN.
“Nivelet e trupave amerikane në kontinent janë të rëndësishme”, tha Sekretari.
“Ajo që do të ndodhë 5, 10 ose 15 vjet nga tani është pjesë e një diskutimi më të gjerë që pasqyron nivelin e kërcënimit, qëndrimin e Amerikës dhe nevojat tona në mbarë globin”, shtoi ai.
“Kjo është arsyeja pse mesazhi ynë është kaq i ashpër për aleatët tanë evropianë: Tani është koha për të investuar. Sepse nuk mund të supozosh se prania e Amerikës do të zgjasë përgjithmonë”, përfundoi deklaratën Sekretari amerikan i Mbrojtjes.