Serbia sekuestron suvenire që tregojnë realitetin në hartë

Ministria e Tregtisë e Serbisë njoftoi se ka konfiskuar rreth 900 magnetë suveniresh dhe ka pezulluar shitjen e tyre sepse harta e Serbisë në to nuk përfshinte Kosovën. “Magnetët shkaktuan shqetësim midis qytetarëve serbë dhe u panë si një njohje e pavarësisë së Kosovës”, shkruajnë mediat serbe. “Inspektimi u krye më 10 nëntor në një

Serbia sekuestron suvenire që tregojnë realitetin në hartë
Serbia sekuestron suvenire që tregojnë realitetin në hartë

Serbia sekuestron suvenire që tregojnë realitetin në hartë

Ministria e Tregtisë e Serbisë njoftoi se ka konfiskuar rreth 900 magnetë suveniresh dhe ka pezulluar shitjen e tyre sepse harta e Serbisë në to nuk përfshinte Kosovën.

“Magnetët shkaktuan shqetësim midis qytetarëve serbë dhe u panë si një njohje e pavarësisë së Kosovës”, shkruajnë mediat serbe.

“Inspektimi u krye më 10 nëntor në një dyqan në pronësi të shtetasve kinezë, pas një denoncimi nga qytetarët.

Gjatë inspektimit u përcaktua se po shiteshin mallra në kundërshtim me rregulloret, prandaj u hoqën nga qarkullimi 871 magnete dhe varëse me simbolet shtetërore të Serbisë, si dhe nëntë magnete në formën e Serbisë ku nuk përfshihej harta e Kosovës”, thuhet në deklaratën e ministrisë serbe.