Hazbi Lika shfaqet në protestën në Strasburg në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK në Hagë
Një protestë u zhvillua sot para Këshillit të Evropës në Strasburg, ku dhjetëra qytetarë shqiptarë ngritën zërin kundër, siç i quajtën ata, “padrejtësive të gjata ndaj luftës çlirimtare” dhe proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Në mesin e të pranishmëve u vu re edhe


Një protestë u zhvillua sot para Këshillit të Evropës në Strasburg, ku dhjetëra qytetarë shqiptarë ngritën zërin kundër, siç i quajtën ata, “padrejtësive të gjata ndaj luftës çlirimtare” dhe proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Në mesin e të pranishmëve u vu re edhe Hazbi Lika, njëri ndër figurat e njohura të veprimtarisë kombëtare. Lika, i cili prej vitesh njihet për angazhimin e tij publik në çështjet që lidhen me Kosovën dhe të drejtat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, mori pjesë në tubim për të shprehur mbështetjen e tij për proceset që, sipas protestuesve, kërkojnë më shumë transparencë dhe drejtësi.
Ai u pa duke qëndruar mes protestuesve, teksa mbaheshin pankarta me thirrje për “Liri për Çlirimtarët” dhe apel për institucione evropiane që të marrin parasysh, siç u tha nga pjesëmarrësit, “faktet historike dhe rolin e luftës çlirimtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”.
Protesta u zhvillua në mënyrë të qetë dhe zgjati rreth disa orë, ndërsa organizatorët paralajmëruan se do të vazhdojnë me aktivitete të ngjashme edhe në vijim.

