‘SHBA dha bekimin e saj’, Sotiri: Frikë nëse Irani ka transferuar në Kore një pjesë të programit të tij

‘Patatja e nxehtë’ e konfliktit vijon të mbetet në Lindjen e Mesme, me tensione mes Izraelit dhe Iranit dhe me asistencën e SHBA. Ndërkohë pak orë më parë, Irani iu kundërpërgjigj SHBA-së duke sulmuar bazat amerikane në Katar. Ekspertja e cështjeve ndërkombëtare Juxhina Sotiri tha se Trump i dha një afat 60 ditor Iranit dhe [...]Read More...

‘SHBA dha bekimin e saj’, Sotiri: Frikë nëse Irani ka transferuar në Kore një pjesë të programit të tij

‘Patatja e nxehtë’ e konfliktit vijon të mbetet në Lindjen e Mesme, me tensione mes Izraelit dhe Iranit dhe me asistencën e SHBA. Ndërkohë pak orë më parë, Irani iu kundërpërgjigj SHBA-së duke sulmuar bazat amerikane në Katar.

Ekspertja e cështjeve ndërkombëtare Juxhina Sotiri tha se Trump i dha një afat 60 ditor Iranit dhe u sulmua ditën e 61. Më tej, Sotiri shtoi se SHBA ka dhënë bekimin e saj dhe se amerikanët janë më të interesuar se kurrë që regjimi iranian të bjerë, si dhe programi bërthamor të marrë fund.

“Kritika më e madhe dhe frika më e madhe është nëse Irani mund të ketë transferuar në Korenë e Veriut një pjesë të programit të tij. Kjo gjë flitet nga Izraeli dhe SHBA.

Trump i dha një lajmërim Iranit për afatin 60 ditor për programin bërthamor dhe sulmi erdhi në ditën e 61. SHBA ka dhënë bekimin e saj. Kemi të bëjmë me moralin performativ, nuk kemi respektin të të drejtës ndërkombëtare por kemi shoë, spektakël aty ku kemi interesat tonë.

Amerika më shumë se kurrë është e interesuar që regjimi të bjeri dhe programi bërthamor të marrë fund. Kemi dhe interes ekonomik për hapje të tregjeve të reja dhe rënien e fuqisë së Iranit në Lindjen e Mesme.” / abcnews.al