SHBA diplomatëve: Jo seks me kineze/ Urdhër selive diplomatike amerikane në Kinë
Qeveria e Shteteteve të Shteteve të Bashkuara ka njoftuar punonjësit e 6 selive të Ambasadës së tyre në Kinë, kontraktorët e ndryshëm dhe familjarët e stafit të ambasadës se janë të ndaluar të kenë marrdhënie romantike apo marrdhënie seksuale me qytetarët kinez. Sipas 4 burimeve që folën në kushtet e anonimatit për Asociated Press veni [...]Read More...

Qeveria e Shteteteve të Shteteve të Bashkuara ka njoftuar punonjësit e 6 selive të Ambasadës së tyre në Kinë, kontraktorët e ndryshëm dhe familjarët e stafit të ambasadës se janë të ndaluar të kenë marrdhënie romantike apo marrdhënie seksuale me qytetarët kinez.
Sipas 4 burimeve që folën në kushtet e anonimatit për Asociated Press veni u mor në janar nga ambasadori në Largim Nicholas Burns.
Njoftimi për punonjësit Amerikanë në Kinë në misionet Diplomatike dhe jo vetëm u dha në mënyrë elektronike dhe verbale megjithatë ai nuk është shpallur publikisht.
Burime anonime i thanë Associated Press se ndalimi është përgjithësuar në të gjithë territorin e Kinës, përfshirë edhe Hong Kongun.
Më parë ekzistonte një ndalim i kufizuar për marrëdhëniet me stafin lokal në ambasadë dhe konsullata. Sipas rregullit të ri, vetëm ata që kanë marrëdhënie ekzistuese mund të kërkojnë përjashtim. Nëse kërkesa refuzohet, ata duhet ta përfundojnë marrëdhënien ose të largohen nga detyra. Shkelësit e ketyre rregullave do të largohen menjëherë nga Kina.
Uashingtoni e konsideron këtë masë si nevojë për të parandaluar rreziqet e spiunazhit. Shërbimet sekrete kineze dyshohet se përdorin taktika të joshjes për të marrë informacione nga amerikanët.
Inteligjenca amerikane ka raportuar raste ku diplomatë janë joshur nga agjentë të fshehtë. Ky ndalim rikthen një politikë të ngjashme me atë të kohës së Luftës së Ftohtë. Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar mbi këtë politikë të brendshme. Masat pasqyrojnë tensionet në rritje mes SHBA-së dhe Kinës për çështje tregtare dhe të sigurisë.