SHBA fut Zvicrën në listën e zezë për “tregti të padrejtë”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur Zvicrën në listën e vendeve me “praktika të padrejta tregtare”. Vendosja në listën e zezë është konfirmuar nga drejtoresha e Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (Seco), Helene Budliger Artieda, në një intervistë për gazetat CH-Media. Delegati i tregtisë amerikane, Jamieson Greer u ka bërë thirrje kompanive amerikane […] The post SHBA fut Zvicrën në listën e zezë për “tregti të padrejtë” appeared first on Albinfo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur Zvicrën në listën e vendeve me “praktika të padrejta tregtare”.
Vendosja në listën e zezë është konfirmuar nga drejtoresha e Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (Seco), Helene Budliger Artieda, në një intervistë për gazetat CH-Media.
Delegati i tregtisë amerikane, Jamieson Greer u ka bërë thirrje kompanive amerikane të raportojnë praktikat e padrejta tregtare nga vendet partnere, sipas Budliger Artieda. Kjo vlen veçanërisht për vendet e G20 dhe shtetet me një bilanc tregtar shumë pozitiv me SHBA-në, transmeton albinfo.ch.
Zvicra ka një bilanc pozitiv të tregtisë së mallrave dhe për këtë arsye figuron në këtë listë. “Por sigurisht që nuk mund të akuzohemi se jemi të padrejtë. Zvicra ka hequr në mënyrë të njëanshme tarifat industriale, ne nuk kemi tarifa farmaceutike. Kompanitë amerikane mund të eksportojnë produktet e tyre në Zvicër pa taksa”, tha Budliger Artieda.
“Ne kemi argumente të mira. Dhe ne kemi bërë pikërisht atë që Presidenti Trump dëshiron për një kohë të gjatë.”
The post SHBA fut Zvicrën në listën e zezë për “tregti të padrejtë” appeared first on Albinfo.