Shefi i NATO-s rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën gjatë vizitës në Odesa

Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur,” deklaroi të martën sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, duke theksuar se më shumë se 20 miliardë euro ndihmë sigurie janë premtuar tashmë nga aleatët e NATO-s në tre muajt e parë të vitit 2025. Rutte vizitoi Ukrainën të martën dhe u takua me presidentin ukrainas, [...]Read More...

Shefi i NATO-s rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën gjatë vizitës në Odesa

Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur,” deklaroi të martën sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, duke theksuar se më shumë se 20 miliardë euro ndihmë sigurie janë premtuar tashmë nga aleatët e NATO-s në tre muajt e parë të vitit 2025.

Rutte vizitoi Ukrainën të martën dhe u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në qytetin e Odesës.

“Jam këtu sot sepse besoj se populli i Ukrainës meriton paqe të vërtetë, siguri dhe mbrojtje të vërtetë në vendin e tyre, në shtëpitë e tyre”, tha zyrtari i NATO-s gjatë një konference të përbashkët me Zelenskyn.

Të dy vizituan spitalin në Odesa dhe u takuan me ushtarë ukrainas të plagosur.

Vizita e tij erdhi disa ditë pasi dy raketa balistike ruse goditën qytetin Sumi, duke vrarë të paktën 35 persona, përfshirë dy fëmijë, dhe plagosur 119 të tjerë. Qyteti verilindor ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Rusinë. Ky ishte sulmi i dytë në shkallë të gjerë brenda më shumë se një jave që rezultoi me viktima të shumta civile.