Shehaj mohon marrëveshjen për “Zgjedhoren”: Lajm “fake”! S’bëhemi pjesë e pazareve

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka hedhur poshtë lajmet që qarkulluan një ditë më parë se ishte arritur një dakordësi lidhur me Komisionin e Reformës Zgjedhore, ata do të përfaqësoheshin me një anëtar, nga 16 në total. I ftuar në News 24, Shehaj e cilësoi lajmin “fake” ndërsa shtoi u shpërnda nga disa media […] The post Shehaj mohon marrëveshjen për “Zgjedhoren”: Lajm “fake”! S’bëhemi pjesë e pazareve appeared first on Ditar.al.

Shehaj mohon marrëveshjen për “Zgjedhoren”: Lajm “fake”! S’bëhemi pjesë e pazareve

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka hedhur poshtë lajmet që qarkulluan një ditë më parë se ishte arritur një dakordësi lidhur me Komisionin e Reformës Zgjedhore, ata do të përfaqësoheshin me një anëtar, nga 16 në total.

I ftuar në News 24, Shehaj e cilësoi lajmin “fake” ndërsa shtoi u shpërnda nga disa media të sponsorizuara.

Ai tha se askush nuk e ka kontaktuar dhe se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve. Megjithatë shtoi se të gjitha partitë, edhe ato të reja duhen të bëhen pjesë e këtij komisioni me 16 anëtarë.

“Ju nga jeni në dijeni që është arritur kjo dakordësi? Është lajm fake kudo. Mediat e sponsorizuara e kanë dhënë. Është lajm fake. Na kanë marrë dhe foton e Tom Doshit, dhe kanë vënë foton time. Dhe thonë se këta të dy janë njësoj. Kjo është fake, Është propagandë.

Të gjitha mediat, me dijeni apo pa dijeni, përtojnë që të kontrollojnë dhe e marrin të mirëqenë. Ky është një lajm totalisht fake. Është gënjeshtër. BIRN ka bërë një lajm që nuk është fake, ku thotë se partitë e reja, ku përfshihet dhe Mundësia, janë përjashtuar. Ta bësh fakt të kryer dhe të thuash se; si ndiheni ju që ju kanë dhënë një vend! Kjo është një fake news. Kush është Berisha? Është zëri i të vërtetës? Për cilën dakordësi po flsni? Këta thonë; u martuan dhe ne që jemi pjesë, s’dimë gjë. Po them lajmin. Janë llafe koti, e gjithë kuzhina e propagandës që thonë këtë gjë. Nuk ka marrëveshje për këtë gjë, neve na takon një vend në tryezën e Reformës Zgjedhore. Në dy muaj opozitës nuk i është dhënë fjala. Nuk na është dhënë fjala për debat në Kuvend, është e drejtë. Po na mohohet një e drejtë.”, tha ai.

Gjatë intervistës, Shehaj tregoi edhe kushtin që kanë se do të ulen në tryezën për Komisionin për Reformën Zgjedhore, vetëm nëse të pranishme do të jenë dhe përfaqësues të partive të vogla.

“Vendi në tryezë i takon të gjitha partive të reja. Mediat na futën në pazare pa e ditur fare. Unë mora Eraldin dhe e pyeta; ke diskutuar gjë ti?! Ndaj kam ardhur sot, ky është qëndrimi im publik. Eraldi më konfirmoi se nuk kishte asnjë tratativë, asnjë Pazar. Na kanë bërë pjesë e pazarit. S’do të ishte pjesë e pazarit nëse nuk krijohen kushte për të gjitha partitë e vogla. Ne jemi të lumtur që të ulemi dhe të bëhemi pjesë e të dyja komisioneve, por duhet të jenë të gjitha partitë politike. U takon të gjithëve.”, tha ai.

The post Shehaj mohon marrëveshjen për “Zgjedhoren”: Lajm “fake”! S’bëhemi pjesë e pazareve appeared first on Ditar.al.