Shehaj: Pas sherrit në aeroportin e Vlorës fshihet monopoli i fluturimeve në Shqipëri
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se konflikti për pronësinë për aeroportin e Vlorës ka nisur pasi monopoli i fluturimeve në Shqipëri nuk do konkurent. Shehaj thotë se ky monopol është i kontrolluar nga qeveria dhe shpjegon pse aeroporti i Vlorës është kërcënim për atë të Tiranës. “Sot në Shqipëri tregu i fluturimeve është […] The post Shehaj: Pas sherrit në aeroportin e Vlorës fshihet monopoli i fluturimeve në Shqipëri appeared first on Ditar.al.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se konflikti për pronësinë për aeroportin e Vlorës ka nisur pasi monopoli i fluturimeve në Shqipëri nuk do konkurent.
Shehaj thotë se ky monopol është i kontrolluar nga qeveria dhe shpjegon pse aeroporti i Vlorës është kërcënim për atë të Tiranës.
“Sot në Shqipëri tregu i fluturimeve është monopol i kontrolluar nga qeveria. Hapja e aeroportit të Vlorës do të shkaktojë ndarjen e tregut, midis aeroportit të Tiranës dhe atij të Vlorës.
Një pjesë jo të vogël të fitimeve të Tiranës rrjedhimisht do ta marrë aeroporti i Vlorës, sepse së pari të gjithë banorët e jugut do të kërkojnë të nisen nga Vlora. Dhe e dyta, sepse pjesa më e madhe e turistave vijnë për të shkuar në jug. Gjithashtu, vetëvetiu konkurenca sjell garë, ulje çmimesh dhe si rrjedhojë kompanitë koncesionare do të kenë fitime më të ulta për çdo pasagjer” – shprehet Agron Shehaj.
Sipas kreut të Partisë Mundësia, Rama e përdori biznesmenin Behgjet Pacolli për të ndërtuar aeroportin e Vlorës dhe tani do ta largojë me çdo kusht. Sipas Shehajt, tregu duhet të jetë në duart e një njeriu.
“Koncesioni i aeroportit të Vlorës është një aferë korruptive. Rama e përdori Behgjet Pacollin për ta ndërtuar atë dhe tani do të largojë me çdo kusht sepse nuk i duhet më, përkundrazi sepse i prish punë. Sepse tregu duhet të jetë në duart e një njeriu të vetëm: Dy aeroporte, një monopol!” – shkruan Shehaj në Facebook.
Kreu i Mundësia në videon shoqëruese thotë se aeroporti i Tiranës ka fituar rreth 40 milionë euro vitin e fundit.
The post Shehaj: Pas sherrit në aeroportin e Vlorës fshihet monopoli i fluturimeve në Shqipëri appeared first on Ditar.al.