Shehaj përplaset me ministrin Malaj: Vjedhjen e 33 milionë eurove të IPARD e quani histori suksesi
Vjedhja e fondeve të IPARD II ka sjellë sërish përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, këtë herë në Komisionin e Ekonomisë. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, tha se ministri Petrit Malaj ka gënjyer pa asnjë siklet një ditë më parë, kur u shpreh se historia e fondeve të IPARD ka qenë një sukses, ndërkohë që […] The post Shehaj përplaset me ministrin Malaj: Vjedhjen e 33 milionë eurove të IPARD e quani histori suksesi appeared first on Ditar.al.
Vjedhja e fondeve të IPARD II ka sjellë sërish përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, këtë herë në Komisionin e Ekonomisë.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, tha se ministri Petrit Malaj ka gënjyer pa asnjë siklet një ditë më parë, kur u shpreh se historia e fondeve të IPARD ka qenë një sukses, ndërkohë që janë 33 milionë euro të vjedhura për të cilat Bahskimi Europian kërkon shpjegime.
Shehaj tha se paratë e BE që ishin parashikuar t’i jepeshin fermerëve shqiptarë, shkuan n xhepat e zyrtarëve e familjarëve të tyre, ndaj edhe OLAF bllokoi fondet për IPARD III.
Ministri pa asnjë lloj sikleti ka gënjyer, se ka thënë që historia e IPARD ka qenë një histori suksesi. Nuk është e vërtetë. IPARD, për ata që nuk e kanë ndjekur, ishin 33 milionë euro të Bashkimit Evropian që ishin parashikuar të shkonin në xhepat e fermerëve, por ato para po ndaheshin me ish-kryebashkiakë, familjar të ish-kryebashkiakëve, ish-zyrtarëve, familjarë të ish-zyrtarëve. OLAF i bllokoi, i kërkoi qeverisë shqiptare që t’i gjente përgjegjësit, t’i gjente paratë, të ktheheshin ato 33 milionë euro dhe pastaj të rihapte prapë programin për 112 milionë euro. Si mundet ministri i financave të thotë që, kjo është një histori suksesi. Tani, pyetja ime ka të bëjë pikërisht me këtë. Si mund të vini këtu dhe të thoni që është sërish suksesi, kur 33 milionë euro vidhen”, tha Shehaj.
Por për ministrin Malaj, vjedhja e 33 milionë eurove ishte vetëm një parregullsi e disa pikave, teksa shtoi se vitin e ardhshëm qeveria do të hyjë në diskutime me Komisionin Europian që të alokohet fondi i IPARD III.
“Së pari do të kërkoja që të ruaje pak etikën e komunikimit, përsa i përket konotacioneve që jep këtu që po gënjen, apo je gënjeshtar. E para sepse siç e the dhe vetë, skema e parë ka qenë histori suksesi apo jo, është çështje perceptimi individual. Ti mendon që ka qenë e dështuar, ne si qeveri mendojmë që ka qenë një skemë e suksesshme, që i ka ardhur padyshim në ndihmë buxhetit dhe ajo që dhe përmenda dje në komision DIGIAGRI, ka lënë disa rekomandime për disa nga praktikat të cilat kishin parregullsi. Masa të cilat ne jemi duke i përmbushur dhe deri në fund të këtij viti do të përmbushen këto masa, të cilat pastaj do t’i hapin qeverisë mundësinë për të hyrë në diskutime me Komisionin Evropian në mënyrë që të çelet programi i parë tre”, tha Malaj.
Por e menjëhershme ishte ndërhyrja e Shehajt, i cili theksoi sërish se fondet e IPARD ishin një histori dështimi në Shqipëri, ndërkohë që ky debat çoi edhe në ndërprerjen e Komisionit.
“Ministri tani e rëndon akoma më keq situatën e vet, se thotë, në ato dhjetëra apo qindra fonde apo kërkesa që janë shqyrtuar, disa prej tyre janë kapur, jo të gjitha, se duhet të kapeshin të gjitha që të quhej një dështim edhe një vjedhje. Do t’i kapeshin të gjitha zoti ministër? Këtë prisni ju? Zoti ministër është dështim në momentin që OLAF-i zoti ministër, thotë ka parregullsi”, tha Shehaj.
The post Shehaj përplaset me ministrin Malaj: Vjedhjen e 33 milionë eurove të IPARD e quani histori suksesi appeared first on Ditar.al.
