Sherr mes punonjësve në një lokal te “Komuna e Parisit”, plagoset me thikë njëri prej tyre! E gjithë ngjarja në sy të klientëve
Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit. Burime bëjnë më dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë. Mësohet se dy punonjës të lokalit janë konfliktuar me njëri tjetrin për motive që ende nuk dihen. Njëri prej tyre ka qëlluar […] The post Sherr mes punonjësve në një lokal te “Komuna e Parisit”, plagoset me thikë njëri prej tyre! E gjithë ngjarja në sy të klientëve appeared first on Ditar.al.
Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit.
Burime bëjnë më dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë. Mësohet se dy punonjës të lokalit janë konfliktuar me njëri tjetrin për motive që ende nuk dihen.
Njëri prej tyre ka qëlluar me thikë në sy kolegun, ndërsa autori është arrestuar nga policia.
Sa i takon të plagosurit, ai është dërguar për mjekim në spital. Në momentin që u regjistrua ngjarja, lokali ka qenë i mbushur me njerëz, të cilët kanë parë të gjithë skenën e rëndë.
Policia pritet të dalë me nje njoftim zyrtar për ngjarjen.
The post Sherr mes punonjësve në një lokal te “Komuna e Parisit”, plagoset me thikë njëri prej tyre! E gjithë ngjarja në sy të klientëve appeared first on Ditar.al.
