Shfaqej me armë në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi

Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shtimes, i cili shfaqej në një fotografi duke mbajtur armë zjarri. Në shtëpitë e të dyshuarit është kryer bastisje, ku i janë sekuestruar dy unirforma ushtarake, tre jelekë taktikë dhe pajisje tjera. “Gjatë kontrollit nuk është gjetur armë zjarri, por janë sekuestruar

Shfaqej me armë në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi

Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shtimes, i cili shfaqej në një fotografi duke mbajtur armë zjarri.

Në shtëpitë e të dyshuarit është kryer bastisje, ku i janë sekuestruar dy unirforma ushtarake, tre jelekë taktikë dhe pajisje tjera.

“Gjatë kontrollit nuk është gjetur armë zjarri, por janë sekuestruar dy uniforma ushtarake (kamuflazh), tre (3) jelekë taktikë dhe disa pajisje të tjera. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.