Shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi një muaj të aplikojnë për projekte në MASH

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të pranojë deri më 1 dhjetor nga shkollat fillore dhe të mesme projekte për multikulturë, integrim ndëretnik dhe tolerancë, transmeton Portalb.mk. “Aktivitetet që do të mbështeten me grant, mund të realizohen në mënyrë të pavarur në shkollat ku mësimi zhvillohet në disa gjuhë mësimore, ose në partneritet me një […]

Shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi një muaj të aplikojnë për projekte në MASH
Shkolla fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të pranojë deri më 1 dhjetor nga shkollat fillore dhe të mesme projekte për multikulturë, integrim ndëretnik dhe tolerancë, transmeton Portalb.mk.

“Aktivitetet që do të mbështeten me grant, mund të realizohen në mënyrë të pavarur në shkollat ku mësimi zhvillohet në disa gjuhë mësimore, ose në partneritet me një shkollë tjetër”, sqaroi Ministria, duke kërkuan që të përfshihen aktiviteteve mes nxënësve që e realizojnë mësimin në gjuhë të ndryshme mësimore.

Projektet që do të përzgjidhen do të mbështeten me buxhet deri 60 mijë denarë.

“Aplikimi zgjat deri më 01.12.2025, ndërsa regjistrimi mund të bëhet në sistemin elektronik për shërbime të ministrisë https://e-uslugi.mon.gov.mk në menunë  për integrimin ndëretnik”, sqaroi Ministria, duke sqaruar që aplikimi duhet të bëhet përmes adresës zyrtare @schools.mk.