Maksim Dimitrievski do të përkrahet nga koalicioni VLEN në raundin e dytë në Kumanovë

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës dhe kandidati për mandatin e radhës në Komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka zhvilluar  takim me përfaqësues të koalicionit VLEN, ku ka marrë mbështetje për balotazhin e 2 nëntorit. Dimitrievski këtë e bëri të ditur duek shpërndarë një fotografi duke shtrënguar duart me Mexhitin, transmeton Portalb.mk. Krahas Mexhitit, në […]

Maksim Dimitrievski do të përkrahet nga koalicioni VLEN në raundin e dytë në Kumanovë
Maksim Dimitrievski dhe Izet Mexhiti gjatë takimit ku Dimitrievski mori mbështetjen e VLEN-it në raundin e dytë në Kumanovë. Foto: Facebooku i Dimitrievskit

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës dhe kandidati për mandatin e radhës në Komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka zhvilluar  takim me përfaqësues të koalicionit VLEN, ku ka marrë mbështetje për balotazhin e 2 nëntorit. Dimitrievski këtë e bëri të ditur duek shpërndarë një fotografi duke shtrënguar duart me Mexhitin, transmeton Portalb.mk.

Krahas Mexhitit, në takim morën pjesë edhe sekretari organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi.

“Gjatë një bisede të ngrohtë dhe të sinqertë, mora mbështetje të fuqishme nga përfaqësuesit e partnerit koalicional VLEN për raundin e dytë në Kumanovë. Kjo përkrahje pasqyron realitetin multietnik dhe multikulturor të qytetit tonë dhe na jep energji shtesë për të vazhduar drejt realizimit të projekteve në interes të të gjithë qytetarëve”, shkroi Dimitrievski në postim.

Dimitrievski i cili mori 16.391 vota, në balotazh shkon me Goran Stojanovskin, kandidat i pavarur, i cili ka marrë 5.973 vota. Nga ana tjetër, VLEN në Kumanovë kishte Arben Etemin, i cili arriti të merrte 3.860 vota.

Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor.