Shkup, iku nga vendi i ngjarjes pasi përplasi me veturë një grua që po kalonte në vizë-bardha, MPB në kërkim të autorit
Në qendër të Shkupit, sot pasdite ndodhi një aksident i rëndë trafiku, në të cilin një këmbësore u godit në një vendkalim për këmbësorë pranë shkollës së mesme “Josip Broz Tito”, pas së cilës shoferi iku nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve të publikuara nga dëshmitarët okularë, gruaja po kalonte vendkalimin për këmbësorë […]

Në qendër të Shkupit, sot pasdite ndodhi një aksident i rëndë trafiku, në të cilin një këmbësore u godit në një vendkalim për këmbësorë pranë shkollës së mesme “Josip Broz Tito”, pas së cilës shoferi iku nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacioneve të publikuara nga dëshmitarët okularë, gruaja po kalonte vendkalimin për këmbësorë kur u godit nga një xhip që nuk u ndal. Pas përplasjes, shoferi u largua me shpejtësi të lartë, duke e lënë gruan e lënduar në rrugë.
Një ekip i ambulancës mbërriti menjëherë dhe e transferoi gruan për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ku aktualisht nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e saj shëndetësore.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmon se po punohet për identifikimin e automjetit dhe shoferit, për çka po shikohen kamerat e sigurisë në zonë.
