Shoferi i autobusit ku u gjetën rreth 120 kg narkotikë ndalohet për 48 orë
Personi me inicialet B.K., ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Arrestimi i të dyshuarit u bë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, këtë të premte. I njëjti u ndalua në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po


Personi me inicialet B.K., ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Arrestimi i të dyshuarit u bë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, këtë të premte.
I njëjti u ndalua në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kilogramë.
Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, derisa i dyshuari është ndaluar për 48-orë.

