Shpëton toka, asteroidi prek Hënën/ NASA: Rrezikohet të godasë satelitin e tokës, në 2032
Shanset që asteroidi 2024 YR4 të godasë Tokën në vitin 2032 janë thuajse zero. Megjithatë nga ky rrezik nuk përjashtohet sateliti i vetëm natyror i Tokës, Hëna. Asteroidi mund ta godasë hënën më 22 dhjetor të vitit 2032, por probabiliteti është vetëm 1.7%. NASA do të vazhdojë të vëzhgojë asteroidin 2024 YR4 me observatorë të [...]Read More...

Shanset që asteroidi 2024 YR4 të godasë Tokën në vitin 2032 janë thuajse zero. Megjithatë nga ky rrezik nuk përjashtohet sateliti i vetëm natyror i Tokës, Hëna.
Asteroidi mund ta godasë hënën më 22 dhjetor të vitit 2032, por probabiliteti është vetëm 1.7%. NASA do të vazhdojë të vëzhgojë asteroidin 2024 YR4 me observatorë të financuar nga Zyra e Koordinimit të Mbrojtjes Planetare.
Po ashtu Teleskopi Hapësinor i NASA-s James Webb do të vëzhgojë asteroidin në mars për të mbledhur më shumë njohuri rreth madhësisë së tij për qëllime shkencore.
Ndërsa ky asteroid nuk përbën më një rrezik të konsiderueshëm për Tokën, 2024 YR4 ofroi një mundësi të paçmuar për ekspertët në NASA për të testuar shkencën e mbrojtjes planetare dhe mekanizmat e sinjalizimit në rast rreziku.
NASA ka testuar tashmë me sukses teknologjitë për të devijuar asteroidet, veçanërisht gjatë misionit të saj DART në vitin 2022, i cili ridrejtoi një asteroid dy herë më të madh se “2024 YR4”.