Shqipëri: Rritet numri i turistëve në hotele në janar, prijnë italianët

Shqipëria vazhdon të jetë destinacion i preferuar i turistëve nga vende të ndryshme evropiane edhe jashtë sezonës së verës. Kësisoji shifrat flasin për më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti, transmeton albinfo.ch. Në raportin e publikuar nga Instituti i Statistikave bëhet e ditur se numri i vizitorëve shënoi rritje me 26,9 […] The post Shqipëri: Rritet numri i turistëve në hotele në janar, prijnë italianët appeared first on Albinfo.

Shqipëri: Rritet numri i turistëve në hotele në janar, prijnë italianët

Shqipëria vazhdon të jetë destinacion i preferuar i turistëve nga vende të ndryshme evropiane edhe jashtë sezonës së verës. Kësisoji shifrat flasin për më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti, transmeton albinfo.ch.

Në raportin e publikuar nga Instituti i Statistikave bëhet e ditur se numri i vizitorëve shënoi rritje me 26,9 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 41,0 % dhe rezidentë 12,1 %.

Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare me 46,5 % dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme me 38,4 %.

Publikimi konstaton se italianët kryesojnë sa i takon netëqëndrimeve në strukturat akomoduese, duke lënë pas edhe Kosovën.

“Shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (21%), Kosova (18%), dhe Gjermania (6%). Mbretëria e bashkuar dhe Franca kontribuan përkatësisht me 6% dhe 5% të vizitorëve”, bën të ditur INSTAT-i.

The post Shqipëri: Rritet numri i turistëve në hotele në janar, prijnë italianët appeared first on Albinfo.